Frikë nga protestat/ Rama shton ditët e pushimit, justifikohet me…

0
97

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që zhvillohet sot do të merret vendimi që dita e hënë do të jetë pushim zyrtar.

Këtë javë, dita e martë e 22 marsit ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit. Por qeveria në mbledhjen e sotme do të vendosë pushim edhe të hënën.

Arsyeja zyrtare lidhet me një mënyrë për të kursyer energji elektrike, në kushtet kur gjithë bota dhe vendi ynë po përballet me rritje të çmimit të energjisë.

Por arsyeja e vërtetë duket se lidhet me faktin se vendi është mbërthyer nga protestat. Nesër pritet rikthimi i tyre në Tiranë, ndërkohë që javën e kaluar qeveria përdori Ditën e Verës për thyerjen e vrullit protestues.

Sipas vendimit, kjo ditë pushimi do të zëvendësohet me një ditë tjetër pushimi gjatë vitit në vijim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here