Gjykata regjistron ndryshimet statutore të PD gjatë korrikut 2021. Statuti i Berishës ende nuk është shqyrtuar

0
74

Gjykata e Tiranës ka regjistruar sot ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021.

Kujtojmë se në gjykatë u paraqitën për shqyrtim edhe ndryshimet statutore të miratuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, por ende nuk është shqyrtuar.

Më 13 dhjetor të vitit të kaluar kreu i Partisë Demokratike dërgoi në gjykatë ndryshimet statutore të ndërmarra më 17 korrik në mbledhjen e parë të Kuvendin Kombëtar të PD.

Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here