Agresioni ndaj protestuesve, Goci: Nëse është e nevojshme do përdorim dhe forcë fizike për të mbrojtur të drejtat

0
153

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, ka paralajmëruar se do përdorin forcë qoftë edhe fizike nëse iu cenohet e drejta e tyre për të çuar deri në fund kauzën e protestës.

Në një deklaratë për mediat përpara kryeministrisë, Goci tha se janë të gatshëm të luftojnë për të  drejtat e tyre, ndërsa shton se protesta do të vazhdojë.

Ai ka paralajmëruar edhe policinë duke thënë: Herën tjetër që do na vijnë të na pengojnë le t’i bëjnë llogaritë mirë.

Ervin Goci: Nëse na cenohet e drejta do përdorim forcën qoftë edhe fizikisht, për të ruajtur të drejtën e protestës. Nuk pranojnë që të trajtohemi si hiç, dhe sikur jemi të dobët. Jemi të gatshme të luftojmë për të gjithë t drejtat tona. Organizatorët e kësaj proteste janë qytetarët, pavarësisht bindjeve që kanë. Jemi njerëz që kemi luftuar për interesin publik. Unë s’dola të mbyllë protestën, sepse protesta është e hapur. Herën tjetër që do na vijnë të na pengojnë le t’i bëjnë llogaritë mirë. Protesta do vazhdojë në ditët në vijim. Shqipëria ka hyrë në një periudhë ku e keqja ka prekur në koclkë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here