“Nuk ndalemi”, sot protesta kundër rritjes së çmimeve. Aktivistja: Do të ulemi në shesh dhe nuk do të lëvizim

Protestat kundër rritjes së çmimeve nuk do të ndalojnë, ndërkohë që sot është paralajmëruar nga organizatorët që të mblidhen në orën 11:00 para godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë.

Aktivistja Rezarta Çaushaj apeloi që qeveria të marrë masa në ndihmë të konsumatorëve.

“Qysh pas ditës së parë të protestës, pamë se si u ndryshua qëndrimi nga ‘Qeveria nuk mund të ndërhyjë, duhet të shtrëngoni rripin, të kurseni, të ecni në këmbë…’ në ‘Qeveria ka gati paketë masash’.

Në sajë të protestave dhe zërit të qytetarëve, qeveria nisi të bëjë detyrën e saj për kontroll të ngritjeve abuzive të çmimeve dhe marrjes se masave! Brenda një jave janë shpallur 3 paketa antikrizë dhe është vënë në lëvizje një fushatë e pandalshme për të bindur qytetarët mbi vlefshmërinë e masave.

Për t’i bindur qytetarët që të mos dalin në shesh! Por, a u përgjigjen masat nevojave të qytetarëve në kohë krize?! Jo, ato janë të pamjaftueshme! Shumica e tyre nuk ofrojnë garanci që çmimi i naftës dhe produkteve të tjera do të qëndrojë i ulur në mënyrë të qëndrueshme dhe që qytetarët nuk do të jenë më pre e vjedhjes dhe abuzimeve”, tha Çaushaj.

Organizatorët e protestës shprehen se shpallja e së hënës ditë pushimi nga qeveria, u bë për të zbrazur Tiranën, në mënyrë që në protestë të shtunën të ketë sa më pak njerëz. Adriatik Lapaj tha se ky vendimi i qeverisë është një tentativë për të pasur sa më pak protestues.

“Qeveria me vendim ka lënë disa ditë pushim. Duket qartë tentativa për të zbrazur Tiranën… Jemi në pritje të paketës së deklaruar dhe i bëjmë thirrje të reflektojë dhe kërkesat e tjera. Ky është një hall që nuk i iket me procedurë.

Thanë se ‘nuk kishin punë me çmimin e naftës’, por pas vendosmërisë qytetare, ngritën një bord për çmimin dhe nisën uljen e tij; thanë se ‘ishte krizë botërore e nuk kishin çfarë të bënin’, por pas reagimit qytetar, nxorën paketën e rezistencës; thanë se ‘nuk kishin punë me çmimet e ushqimeve të shportës’, por pasi qytetarët qëndruan me ditë, morën angazhimin për ngritjen e një bordi dhe stabilizimin e çmimeve të shportës, duke i shpallur luftë abuzimit.

Protesta ka arritur shumë, por jo mjaftueshëm. Po vendosim një standard të ri qytetar dhe qeveria duhet të bëjë më shumë”, tha Lapaj.

“Nuk ndalemi”, sot protesta kundër rritjes së çmimeve. Aktivistja: Do të ulemi në shesh dhe nuk do të lëvizim

Sfidat e ushqimit, paniku po dëmton më

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko