Paloka: Protesta dhe forca gjuha e vetme që njeh Rama

0
136

Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everest Dedaj, Paloka është shprehur se protesta është e vetmja mënyrë reagimi përballë një qeverie që nuk do të dëgjojë, dhe përballë një Kryeministri që sipas Palokës është arrogant.

Edi Paloka: Unë e kam filluar me protesta karrierën time politike dhe kam qenë gjatë gjithë kohës një nga njerëzit që më shumë se çdo kush tjetër ka nxitur protestën si reagim. Protesta është e vetmja mënyrë reagimi e një populli përballë një qeverie që nuk do të dëgjojë, për më tepër një qeveri si kjo që ka 9 vite që drejton me Ramën kryeministër, i cili është arrogancë, përbuzë qytetarët, e në veçanti protestave.

Ndër të tjera tha se opozita ka përgjegjësi që të nxisë reagimin e qytetarëve, kur bëhet fjalë për padrejtësi.

Edi Paloka: Është përgjegjësi e opozitës të nxisë reagimin e qytetarëve, kur atyre iu bëhet një padrejtësi, por është detyrimi i çdo qytetari të reagojë ndaj padrejtësive.

Ai thotë se Edi Rama përdorë disa mënyra për të shuar protestat, ndërsa shton se ky i fundit njeh vetëm gjuhën e forcës dhe asnjë lloj gjuhe tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here