Parashikimi i motit 19 Mars

0
109

Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat juglindore. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të behën më të dukshme, në jug dhe juglindje të territorit duke gjeneruar shira të dobët në jug të vendit si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulën me 2 gradë Celcius në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here