Një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës është zhvilluar ditën e sotme në Hamburg të Gjermanisë.
Në qendër të Hamburgut, shoferët dhe këmbësorët duhet të presin në trafik për shkak të disa demonstratave. Shumë qytetarë kanë mbështetur protestën e kamionistëve.
Një kolonë e gjatë mjetesh, kundër çmimeve të lartë të karburantit fillon në Wilhelm-Iwan-Ring, dhe më pas shkon në drejtim të qendrës së qytetit, nëpërmjet Reeperbahn për në St. Pauli, Fischmarkt, Bergedorfer Straße, Horner Rampe dhe kthehet në pikën e fillimit.
Kalvari i mjeteve, njofton policia lokale, mund të shkaktojë ndërprerje afatshkurtra të lëvizjes në të gjithë qytetin.