Sipas informacionit zyrtar te KESH sh.a. në date 15 Mars 2022, situata ne kaskaden e Drinit eshte si vijon:
1) HEC Fierza niveli 261.18 mmnd
2) HEC Koman niveli 173.28 mmnd
3) HEC Vau Dejes niveli 73.76 mmnd
Rezerva energjitike eshte 313.5 GWh
Prodhimi ditor qe gjenerojne tre Hecet per te furnizuar Furnizuesin e Sherbimit Universal eshte 16261 MWh ose 16.27 GWh
Ne date 5 Janar 2022 KESH sh.a. raportonte nevelin per HEC Fierze 276 mmnd dhe rezerve energjitike prej 650 GWh.
Eshte cenuar ne menyre dramatike siguria energjitike duke perdorur rezerven per furnizim kur do te duhej qe furnizimi te garantohej nepermjet importit.
Nese renia e prurjeve do te ishte korrigjuar me importe te cilat se bashku me energjine qe mundesohej nga prurjet natyrale te mundesonin plotesimin e kerkeses se konsumatoreve familjar dhe biznesit te vogel me energji elektrike, nuk do te cenohej rezerva energjitike.
Niveli maksimal i HEC Fierze eshte 296 mmnd ndersa kuota minimale e punes eshte 245mmnd. Kutoa shume-vjecare per muajin Mars nga te dhenat e 15 viteve eshte 279.6 mmnd dhe ne fillim prilli 285.2 mmnd.
Situata eshte pertej kritikes pasi ne mungese te plote te importeve te cilat aktualisht jane rreth 2000MWh ne dite dhe duke marre ne konsiderate se me kete rritem gjenerimi, niveli ne Fierze bie me 60cm ne dite kuota e ndalimit te HEC-it do te ndodhe per rreth 20 dite. Efekti kaskade do te vijoje edhe me HEC Koman dhe sistemi elekto-energjitik nuk do te garantojë dot balancimin e bllokut te kontrollit shqiperi-kosove dhe do te ndikoje ne regjimin e punes dhe frekuencen e rrjetit sinkron evropian.
Kostoja e furnizimit me energji nga importi do te jete mbi 4 milion Euro ne dite referuar konsumit dhe cmimit aktual ne burse 250 Euro MWh.
Garantimi i sasive te importit do te jete e veshtire financiarisht por me kryesorja eshte mungesa e mjaftueshmerise te flukseve fizike nga vendet ku Shqiperia furnizohet me energji.
Kjo do sjelli pasoja te tmerrshme ne industri dhe familjet e cdo Shqiptari. Efektet jane prezente tashme me ndalimin e prodhimit te Kurumit pasi 4 HEC qe ata administrojne ne Ulez, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2 nuk permbushin nevojat e Kurumit dhe jane ne rregjime prodhimi minimale.
Mos nderhyrja edhe pse eshte shpallur emergjenca energjitike nuk mund te jete keq administrim por vetem e qellimshme.
Me cmimin e ri te energjis ska shans te marre frym pas 1 prillit
Jemi ne prag katastrofe
254 eshte pika vdekjes
Dhe vjen per 10 dite