Charles Leclerc me Ferrari fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, gara e parë sezonale zhvilluar në pistën e Sakhir (garë me drita). Ai e nisi garën nga “pole position” që pat fituar të shtunën dhe e kryesoi atë gjatë gjithë 57 xhiroreve, duke e merituar plotësisht fitoren.
Ferrari rikthehet te fitorja pas gati dy vitesh, duke qenë makina më e shpejtë dhe mposhtur rivalët e saj. I dyti u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari, që përfitoi nga problemet që pati makina Red Bull e Max Verstappen, katër xhiro nga fundi, duke u tërhequr nga gara.
I treti u klasifikua piloti britanik Lewis Hamilton me Mercedes, i cili përfitoi nga problemet që pati makina Red Bull me të dy pilotët e saj. Max Verstappen u tërhoq 4 xhiro nga fundi, ndërsa Sergio Perez bëri një gabim në xhiron e fundit, duke fikur makinën në mesin e pistës.