Franca po mbledh prova për krime lufte në Ukrainë.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ukrainase, po mbledhim të gjitha provat që mund të lidhen me atë që mund të konsiderohet krim lufte”.
Kështu deklaroi ambasadori francez në Ukrainë Etienne de Poncins gjatë një prononcimi për mediat ndërkombëtare në Lviv.
Diplomati më pas ftoi përsëri francezët e pranishëm në Ukrainë që të largoheshin nga vendi. Kanë mbetur rreth 700 persona.
Franca, së bashku me Italinë, është i vetmi vend i G7 që nuk e ka transferuar selinë e saj diplomatike jashtë vendit.