Një 31 vjeçar shqiptar mëngjesin e kësaj të hëne është arratisur nga spitali i një burgu në Greqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se 31 vjeçari shqiptar është arratisur nga Spitali i burgut të Rodosit, ku po trajtohej me koronavirus.
31-vjeçari, i akuzuar për vjedhje, ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit të Chania në Rodos për t’u gjykuar.
Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e të riut shqiptar, policia vijon punën për kapjen e tij.