Arben Ristani shpjegon procedurën: Ja procedura e statusit të miratuar në 11 Dhjetor në gjykatë

0
134

Arben Ristani ka shpjeguar procesin e regjistrimit të statutit të Kuvendit të Sali Berishës, i cili ka ngecur dhe në kundërshtim me ligjin ende nuk ka një përfundim

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ristani tha se gjyakta duhet ta regjistronte statutin dhe se firmat janë të rregullta.

Dorëheqja e Bashës, duket se i hap rrugën edhe gjykatës për ta regjistruar këtë statut.

Arben Ristani: Në gjykatën e Tiranës është vendosur regjistri themeltar i partive politike. Çdo akt regjistrohet aty. Gjyqtari shikon a është akti konform Kushtetutës. Aty ka patur dy kërkesa sepse Kuvendi i korrikut është para dhjetorit dhe është regjistruar. Do të shqyrtohet Kuvendi i dhjetorit.

Neritan Sejamini: Kërkesën gjykatës nuk ia kanë përcjellë persona të autorizuar nga partia.

Arben Ristani: Organi më i lartë i PD është Kuvendi.

Neritan Sejamini: Gjykata do të kërkojë firmat e anëtarëve të Kuvendit.

Arben Ristani: Janë tre dokumenta bazë. 4200 firma që kërkuan mbledhjen e Kuvendit. E dyta, çdo delegat ka kartën e delegatit dhe kartën e ID. E treta, është bërë votim dhe në votim çdokush ka votuar, ka lënë numrin e kartës së identitetit plus firmën. Këto lloj kërkesash duhet të shqyrtohen brenda 30 ditëve. GJykata në mënyrë të kundërligjshme nuk e ka shqyrtuar, për shkak të ndërhyrjes së qeverisë. Meqenëse u hap kjo rrugë, gjyakta e shqyrton dhe kjo histori mbyllet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here