Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me moderatoren Sonila Meço në Syri Tv se Sali Berisha ka treguar që ka mbi 70 për qind të bazës së partisë pas vetes.
Shehaj u shpreh se ata që janë të mbyllur në selinë e PD, duke iu referuar grupit të Bashës, nuk do të qëndrojnë dhe shumë gjatë pasi janë një pjesë e dështuar politikisht.
“Berisha tani i ka të gjitha. Në finale do mbizotërojë demokracia, edhe pse jemi në Rilindje, jemi gati gati në komunizëm që e quajmë Rilindje. Do mbijetojë më i forti, që ka bazën dhe ka votat.”-tha Shehaj.