Shkrimtari amerikan Mat Palumbo: Sorosi i njohur si ‘gogoli’, miliardat ndjekin interesa vetjake

0
217

I ftuar në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, shkrimtari amerikan, Matt Palumbo ka zbërthyer figurën e manjatit amerikan, George Soros.

Në librin e tij “Njeriu pas perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros“, Palumbo, që shkruan për emisionin ‘Bongino’, një program politik i rrjetit të madh Fox Nation, rrëfen se e ka quajtur miliaderin e majtë si ‘gogoli’ që është gjithnjë pas diçkaje që po ndryshon.

Pasurinë e tij, thotë Palumbo, Soros e ka shfrytëzuar për qëllime të tij personale dhe se sa ideologjike.

Ai shton se Soros ka investuar miliona për të cenuar rendin dhe ligjet e SHBA, duke mbështetur në pushtet njerëz që ka dashur ai.

“Soros është kthyer në atë që njihet si ‘gogoli’ për shkak të miliardave të tij, të cilat i ka shfrytëzuar për qëllimet e tij personale se sa ideologjike. Në libër njihet si ‘gogoli’. Dhe i kemi vendosur këtë nofkë si personi që është gjithnjë mbrapa diçkaje që po ndryshon. Dhe kur ndjek paranë kur shikon se çfarë po ndodh, kupton se ku qëndron pozicioni i tij. Mua më ka tërhequr gjithnjë figura e tij. Në 2-3 vitet e fundit ka patur një prishje të rendit në SHBA dhe ku ligjet dhe rendi në çdo qytet ka ndryshuar dhe Soros ka investuar me qindra miliona për të garantuar atë që ka dashur ai dhe kanë ardhur në pushtet persona që ka dashur ai dhe kanë qenë dakord me ideologjinë e tij, duke mbështetur ndarjen racore sidomos në New York ku ka patur çështje ku personat janë goditur pikërisht për këtë gjë”. 

Adi Krasta: Partia Republikane gjithmonë ka patur pasanikët që e kanë ndihmuar, financuar, për të krijuar pushtet, për ta bërë këtë part sa më të pushtetme. Pse Amerika duhet të jetë e suprizuar, e kujdesshme dhe të dalë në përfundime të rëndësishme në bazë të Soros në bazë të arritjeve jetësore të tij?

Matt Palumbo: Në fakt, nuk duhet të jemi të habitur me miliarderët që ndjekin interesa vetjake. Sa i përket krahut të djathtë që mbështetet prej pasanikëve, kështu ka ndodhur në vitet 80, 90 dhe në fillim të viteve 2000. Në fillim të epokës së Obamës ka patur një ndryshim kulturor. Kur e majta kulturore ka filluar të zgjerohet dhe të investojë më tepër., Dhe po të shohësh në 90% të investioneve në SHBA, kanë mbështetur Biden dhe vetëm 2% e tyre kanë qenë institucione ligjzbatuese në mbështetje të Trump. E majta nuk ka patur aq shumë mbështetje në politike prej të pasurve, por duket se ka ndryshuar politika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here