Sokol Balla i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te Top Channel ka pësuar një infarkt sot dhe gjendet në spital.
Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë.
Kujtojmë se Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij ‘Top Story’, dy herë në javë.
Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi Neëw 24. Po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta. Nuk dihet nëse ka pasur edhe më parë probleme me shëndet./ gazeta expres