Aleksandër Vuçiç i prerë: Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohim për asnjë çmim

0
128

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 3 prill.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe konsultimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ai tha se kushti që vendosi Prishtina për hapjen e vendvotimeve në territorin e Kosovës konsiderohej si njohje e pavarësisë.

Vuçiç nuk e pranon këtë, ndërsa u shpreh se Serbia nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës për asnjë çmim.

“Kemi pranuar kompromise të panumërta që kanë insistuar vetëm për t’u mundësuar njerëzve që të dalin në votime për atë që ata dëshirojnë të votojnë, por ata kanë këmbëngulur dhe kanë kërkuar vetëm një gjë dhe kjo është që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Serbia nuk ka mundur ta pranojë këtë dhe Serbia nuk do ta pranojë, pavarësisht çmimit. Asnjë votë dhe pushteti i askujt nuk është aq i rëndësishëm sa shteti është i rëndësishëm për ne.

Prandaj nuk u pajtuam me këtë”, ka thënë Vuçiç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here