Me 140 euro në muaj nuk je i varfër/ Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës…Ai nuk është kryeministër, ai është njeri i sëmurë

0
98

Qeveria shqiptare ka deklaruar një krizë energjitike, duke iu kërkuar qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të kursejnë energji.

Fax News ka zhvilluar intervista me qytetarët në Tiranë, të cilër thonë, se kursimin e energjisë e bëjnë çdo ditë në familjet e tyre, e madje në shumë raste gatuajnë dhe ngrohen me gaz, për shkak të kostos më të lirë.

Qytetarët në Tiranë shprehen:

-Është shumë e vështirë për ne që të përballojmë kostot, kryeministri del dhe bën kërkesa në biznese pa pikë turpi, pse nuk e pyet sa peshon kjo buka, sa kushton kjo buka. Ka arritur fukarallëku atje ku nuk mban më. Unë i bëra një pyetje dje ministres, sa kushtojnë të brendshmet që vesh ti? Ti 140 euro i ke për një palë mbathje të tuat.

Kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi, një kryeministër injorant, imoral. Ngrohem me gaz, pasi e kam të pamundur që të përballoj çmimin e energjisë elektrike, ne edhe gatimin e bëjmë me gaz. Nuk e dimë se me çfarë gatuajnë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Energjinë në rast se e kursej, e kursej për veten time, nuk e bëj për Edi Ramën. Nuk më jep dot urdhër mua ai, se kur vjen puna te fatura, e paguaj unë, nuk e paguan Edi Rama. Njerëzve u ka ardhur thika në kockë.

-Di që fatura e energjisë na shkon goxha, na rëndon, sepse qoftë për ngrohje, qoftë për gatim, përdorim energjinë elektrike. Pasi edhe çmimi i gazit është dyfishuar, është një rritje e pajustifikuar fare. Jemi duke kursyer në maksimum, çfarë të kursejmë më? Të rrimë pa bukë? Fatura na rëndon si familje.

-Nga 55 që paguaja më parë për energjinë, tani fatura më shkon 95 mijë lekë. Është një vagabond, një rrugaç, që e marrtë Zoti sa më parë. Vdektë ishalla, vdektë! Ça të kursejmë më, të rrimë pa u larë? Ik o rrugaç, ik largohu!

-Është shumë shumë e vështirë, për me jetu, ngrohemi me batanije, është një fatkeqësi. Për të gatuar, do jetojmë, për gjerat e tjera… Ai nuk është kryeministër, ai është njeri i sëmurë, që fati e ka çuar në atë karrige, për ne është jetë e vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here