Ndarja nga jeta e Madeleine Albright, Berisha: Nderim dhe mirënjohje për miken e shquar të kombit tonë

0
150

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

‘Nderim dhe mirënjohje për miken e shquar të kombit tonë’, shkruan Berisha në Facebook.

Ish-kryeministri ka vlerësuar maksimalisht aktivitetin e saj politik, si një promotore e fuqishme e angazhimit të diplomacisë botërore dhe fuqive ushtarake të Aleancës së Atllantikut të Veriut për çlirimin e dy milionë shqiptarëve në Kosovë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nderim dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright!

Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmone.

Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si  ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves.

Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here