Zv.Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci në një konferencë për mediat dha detaje mbi situatën e gripit te shpendëve. Gjeci zbuloi zonat karantinë, ku janë evidentuar rastet e gripit të shpendëve.
Ndër të tjera jo tha se virusi ka prekur të gjithë Evropën dhe siguroi qytetarët për konsumin e produkteve të mishit të shpendëve.
“Dua të sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rast që sëmundja mund të transmetohet nga nënproduktet e shpendëve.
Aktualisht zonat në karantinë janë Durrës perimetri 10 kilometra. Dibër perimetri me rreze 10 kilometra qendra në Rrethkal.
Karantina në Korçë me rreze 10 kilometra, qendra në Prespë të Vogël.
Deri tani janë raportuar të ngordhur 358 mijë shpendë, nga të cilat vetëm dje janë groposura 30 mijë shpendë. Ky është një proces dinamik. Ne do të shtojmë masat”, tha ajo.