Ukrainasit vrasin kolonelin e lartë të ushtrisë ruse

0
86

Teksa luftimet janë në ditën e 28 të tyre, humbjet nga të dyja kampet janë të mëdha.

Ukraina së fundmi ka pretenduar se ka vrarë kolonelin rus Alexei Sharov, komandant i Brigadës 810 Detare të Ushtrisë Ruse.

Bëhet e ditur që ai është vrarë pranë Mariupol, qytetit port, që është kthyer ditët e fundit në shënjestrën kryesore të ofensivës ruse.

Vlen të përmendet se ky është drejtuesi i shtatë i lartë i ushtrisë ruse që humb jetën në fushë-betejë.

Mediat e huaja shkruajnë se ka vdekur në fushën e betejës kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma, u konfirmua nga TV shtetëror në Moskë, raporton Daily Mail.

Më parë “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.

“Komandanti i Regjimentit Ajror të Kostroma, koloneli Sergei Sukharev … humbi në “stërvitjet [ushtarake]”, por u kthye në shtëpi në mënyrën e duhur,” thuhet në deklaratën ukrainase.

Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport.

Ata ishin në mesin e një numri të vrarë nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here