Kreu i Konfindustrias Gjerxh Buxhuku, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për krizën e energjisë elektrike në vend.
Buxhuku e ka quajtur një korrupsion galopant shitjen e energjisë elektrike në mesin e verës në qershor në vitin që llogaritet viti më produktiv në prodhimin e enrgjisë elektrike dhe çuditërisht Shqipëria shpall krizën energjetike në muajin tetor në vitin më të begatë.
Buxhuku: Jam kundër termit që qeveria ka luajtur bixhoz pasi në këtë mënyrë e shfajëson qeverinë. Ajo që ndodhi vitin e kaluar me menaxhimin e rezervës energjetike ka termin e plotë të korrupsionit tipik, të jashtëzakonshëm dhe shkatërrues. Për mua është një korrupsion i pastër. Është treguar një kapje e shtetit dhe një korrupsion galopant. Fakt është se shitur në mesin e verës në qershor në vitin që llogaritet viti më produktiv në prodhimin e enrgjisë elektrike dhe çuditërisht Shqipëria shpall krizën energjetike në muajin tetor në vitin më të begatë të energjisë elektrike, pra nuk është bixhoz por një korrupsion galopant.