Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu ka folur për syritv lidhur me mënyrën se si mund të bashkohet Partia Demokratike.
Balliu ka theksuar se bashkimi vjen nëpërmjet diskutimit dhe dialogut të nisur në Grupin Parlametar pasi është organi më i lartë i dalë nga vota e demokratëve.
Lidhur me kërkesën e deputetëve afër Lulzim Bashës për tërheqjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Balliu ka theksuar se është një kërkesë absurde pasi Berisha përfaqëson opozitarizmin.
Balliu: Ne kemi një Kuvend që është ai i 30 prillit. Aktualisht PD-ja është në proces zgjedhor dhe në të gjitha seksionet, grup seksionet dhe degët është hapur gara për kryetarë në të gjithë Shqipërinë. Grupi Parlamentar ka mundësinë të hapi një diskutim të vërtetë. Vetëm atëherë mund të shohim nëse do të kemi një diskutim të vërtetë dhe real. Blofet apo kushtet e pajustifikueshme nga individë të caktuar, janë lojëra politike të shëmtuara dhe pazare në kurriz të demokratëve.
Kerkesa për largimin e zotit Berisha nga gara është një absurditet. Të kërkoje largimin e Bashës ishte normale pasi ishte shkarkuar në referendum me 44 mijë votues. Në këtë aspekt pse të kërkosh largimin e zotit Berisha, se ka votë, se ka frymë, se ka mbështetës sepse përfaqëson opozitarizmin pra për çfarë arsye.
Diskutimi dhe dialogu është mëse normal. Ka pasur mungesë në PD për mendimin ndryshe. Edhe kjo krizë vjen pasi nuk janë respektuar parimet e sistemit demokratik. Mbase mund të ketë propozime dhe janë të mirëpritura por këto duhet të vijnë pasi diskutohet dhe dialogohet me njëri tjetrin në Grupin Parlamentar si organi më i lartë politik i PD-së.