Deklarata e Ballukut e pavërtetë, Brahaj: Buxheti i shtetit ka rritur të ardhurat njësoj sa ka rritur edhe shpenzimet

0
128

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, Arianita Brahaj Drejtoreshë Ekzekutive e Open Data ka folur për krizën e çmimeve që ka prekur shqiptarët, të eksportuar nga lufta Rusi-Ukraina dhe nga keqqeverisja, si dhe deklaratën e ministres Balluku në Kuvend.

Brahaj ka përgënjeshtrua deklaratën e ministres Balluku në Kuvend, ku sipas saj Ministria e Energjitikës është kthyer në një problematik shumë të madhe për vendin jo për shkak të krizës ndërkombëtare apo krizës së tregjeve por për shkak të keqmenaxhimit dhe të disa projekteve që qeveria tenton ti fillojë dhe nuk i fillon ku një ndër projekteve është edhe bursa e cila duhet të ishte transparente online dhe jo vetëm në tavolinën e zonjës ministre.

Brahaj: Ministrja është në pozita komode deri në momentin që nuk vendoset përballë ekspertëve por del në foltoren e Kuvendit dhe tregon gjëra që përkthehen me 3 mijë leksha. Në fakt ministrja nuk është ministrja e Financave është ministrja e Energjitikës dhe kjo ministri është kthyer në një problematik shumë të madhe për vendin jo për shkak të krizës ndërkombëtare apo krizës së tregjeve por për shkak të keqmenaxhimit dhe të disa projekteve që qeveria tenton ti fillojë dhe nuk i fillon ku një ndër projekteve është edhe bursa e cila duhet të ishte transparente online dhe jo vetëm në tavolinën e zonjës ministre.

Ajo që ministrja thotë nuk është aspak e vërtetë pasi buxheti i shtetit për të përballuar krizën ka rritur me 10 miliard lekë të ardhurat dhe po ashtu ka shtuar me 10 miliard lekë shpenzimet.

I ka rritur me 10 miliard lekë të ardhurat sepse e ndien veten komode për shkak të rritjes së çmimeve të disa produkteve që i blejmë në eksport në janar dhe shkurt, si dhe janë rritur të ardhurat nga taksat mes tyre e ardhura nga TVSH-ja tatimi mbi konsumin, akciza dhe të ardhura të tjera me një plan 29% krahasur me planin fillestar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here