Doganat japin “statusin e besueshmërisë” për 8 kompani, trajtim të privilegjuar në dogana

0
120

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka lëshuar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar “Tregtarit të Besueshëm” për 8 kompani shqiptare në sektorin e prodhimit dhe tregtisë.

Sipas të dhënave të doganave, kompanitë Rozafa, Intertrade & Distribution, Interbrands, Marketing and Distributions, Euroalb International Group, Mektroin Motors, Gener 2 dhe Doni Fruits kanë fituar statusin e privilegjuar që nënkupton besueshmëri sidomos në marrëdhëniet e tregtisë me jashtë. Kompanitë shqiptare kanë fituar “OEA-S” për sigurinë dhe mbrojtjen që nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për lehtësira në kontrolle doganore.

Nëse një nga këto kompani kërkon të përfitojë një thjeshtim/regjim, dogana nuk shqyrton kushtet apo kriteret.

Administrata Doganore Shqiptare ka vënë në zbatim statusin OEA sipas standardeve ndërkombëtare dhe për këtë qëllim është nënshkruar një Marrëveshje për Njohje të Përbashkët me shtetet e CEFTA-s me kusht bazën ligjore dhe zbatimin në përputhje me BE – në, ku palët në CEFTA informojnë njëra-tjetrën në lidhje me identitetin e OEA-ve

Më këtë status kompanitë kanë pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë në proceset e zhdoganimit dhe tregtisë me jashtë. Ata përfitojnë trajtim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor dhe gjithashtu kanë mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës.

Kompanitë në këtë status përfitojnë reduktim të nivelit të garancisë apo përjashtim nga garancia, thjeshtime në transit, thjeshtime në vlerë dhe autorizim për deklarata të thjeshtuara etj. Kompanitë me status OEA kanë më shumë shanse të përfitojnë trajtim të privilegjuar edhe në vende të tjera.

Për të përfituar këtë status kompanitë duhet të kenë kryer shkelje të rënda apo të përsëritura të legjislacionit doganor dhe rregullave tatimore.

Duhet të kenë një sistem menaxhimi tregtar, dhe nëse është e nevojshme regjistra transporti, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve doganore të përshtatshme.

Të ketë aftësi të mira pagese dhe standarde praktike dhe kompetenca ose kualifikime profesionale, standarde sigurie dhe mbrojtje të përshtatshme:

Duhet të kenë siguruar masat e duhura për sigurinë e zinxhirit tregtar, integriteti fizik dhe kontroll të aksesit, procese logjistike dhe trajtime për lloje të ndryshme mallrash, personel i përgjegjshëm dhe identifikim i partnerëve të biznesit.

Një me biznes me status besueshmërie përfiton lehtësira në kontrolle gjatë hyrje – daljeve të mallrave në territorin shqiptar dhe në Bashkimin Europian.


Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here