Gaz Paja si investitori strategjik/ Berisha: Dëshmia më flagrante se si Rama dhe qeveria e tij përdorin pasuritë dhe pronat publike

0
151

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar dhënien e statusit “Investitor strategjik”, aktorit Gaz Paja bashkë me 140 mijë m2 tokë në bregdet, si dëshminë më flagrante se si Edi Rama dhe kjo qeveri po përdorin pasuritë dhe pronat publike.

I pyetur nga gazetarët për vendimin e fundit të firmosur nga Edi Rama, Berisha tha vendimi ishte “për të lumturuar… për të bashkëlumtuar Edi Ramën me Gaz Pajën!”

“Është skandali dhe vjedhja e fundit që i bëhet pasurive të këtij vendi dhe ky është një akt i shëmtuar, dëshmia më flagrante se si kjo qeveri kap mediat duke përdorur pasuritë publike dhe pronat publike!

Është e dënueshme dhe absolutisht e papranueshme! Nuk kam asgjë për dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por këto të tjerat nuk kanë asgjë të përbashkët me artin; përkundrazi në fakultetet më të errëta, ndër veset më të errëta të njeriut. “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here