Seanca plenare nis me tensione/ Spaho “konfliktohet” me Ballën, e nevojshme prania e gardës

0
132

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione. Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit, Edmod Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës ndërsa mikrofoni iu mbyll.

“Seanca të fillojë me interpelancë dhe jo me mocionin. Rregullorja e Kuvendit e thotë kështu që interpelancat janë pika të para të rendit të ditës. I lini lojërat me rregulloret”, tha deputeti.

Sipas tij seanca e sotme duhet të nisë me interepelancën e kërkuar nga grupimi i Rithemelimit dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD.

Nga ana tjetër nënkryetarja Ermonela Felaj i dha fjalën Taulant Ballës dhe Spaho u tensionua, ndërsa në këtë moment garda në sallë u vendos në gatishmëri.

Balla: Të gjithë ju e keni nga pak Sali brenda.
Spaho: Po mbroni grupin e Bashës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here