Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një veprim të patolerueshëm me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Strazimri deklaroi se Basha ka shkelur statutin në mënyrë arrogante dhe në mënyrë të papranueshme dhe kjo është arsyeja pse jemi në këtë pikë.
“Ka pasur një reagim të paburrë nga pjesa më e madhe e atyre që u ekspozuan që thanë faleminderit kryetar që nuk na pyete. Për këtë arsye jemi në këtë pikë, kjo do na bashkojë. Bashkimi vjen përmes zbatimit të rregullave statutore. Kryetari i PD kurrë as në këtë statut të miratuar nga Basha nuk e ka pasur kompetencën për të përjashtuar askënd.”-tha Strazimiri.