Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka komentuar zhvillimet e fundit në PD pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit.
I ftuar në Zonë e Lirë, Alizoti e quajti marrëzi animimin e këtij vendimi, pasi sipas është pa sens për faktin se organizimi politik është një organizim vullnetar.
Hyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Alizoti e sheh si triumfator, pasi de fakto dhe de jure ai është brenda PD-së dhe nga aty do fillojë organizimi i partisë.
Alizoti: Ankimi nuk bënë asnjë lloj sensi pasi organizimi politik është një organizim vullnetar. Është marrëzi. Sot Berisha hyri në seli. De fakto dhe De jure ka hyrë brenda PD-së dhe nga aty do fillojë organizimi i partisë. Në real politk është triumfator Berisha dhe ajo që unë kam besuar u vërtetua në 6 mars.
Çfarë është një lider? Është sa njerëz ka. Deputetët e Bashës humbën dhe negociatën e fundit sot, duke mos kontribuar në bashkimin e PD-së.