Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ka njohur Kuvendin e Partisë Demokratike në 11 dhjetor, Sali Berisha është rikthyer në selinë e PD dhe pas zgjedhjeve që do të mbahen në prill, pritet të jetë kryetari i kësaj partie.
Analisti Andi Bushati ka ngritur pyetjen, se a ka më kuptim që SHBA-të të mbajnë Yuri Kim, ambasadore në Shqipëri?
“A ka kuptim qe hiperfuqia te mbajë më këtë ambasadore në Tiranë?”
Të gjitha përpjekjet e Kim, deri edhe shantazhi që “demokratët do të hanë bar”, duket se nuk funksionuan dhe nuk e ndalën dot rikthimin e Berishës në këtë parti.