Ora 15:02- Edhe ish kryeministri Sali Berisha ndodhet tashmë në selinë PD.
Ora 14:42 Berisha dhe deputetët e tij hyjnë në seli, a do e dorëzojë Alibeaj PD-në?
Deputetët mbështetës të Sali Berishës i janë drejtuar selisë së PD-së.
Mes tyre janë deputetët Belind Këlliçi e Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, dhe Ivi Kaso.
Edhe ish kryeministri Sali Berisha po i drejtohet selisë PD ku pritet të mbajë dhe një konferencë për medien.
Me miratimin e statutit Alibeaj është i shkarkuar por pyetjes së gazetarëve ai nuk i është përgjigjur.