Rebelët sulmojnë me dronë dhe raketa balistike Arabinë Saudite, shpërthen depoja e naftës në Jeddah

0
185

Një shpërthim i madh ka ndodhur ditën e sotme në një depo nafte në Jeddah të Arabisë Saudite. Autorësinë e sulmit e mori grupi rebel “Houthi” i mbështetur nga Irani, teksa në një deklaratë thanë se kishin sulmuar depot e naftës me dronë dhe raketa balistike.

Ky sulm vjen disa ditë pas një tjetër sulmi të ngjashëm në depot e naftës në Jeddah. “North Jeddah Bulk Plant”, ku ndodhi shpërthimi, ruan naftë, benzinë dhe karburant avioni dhe mban më shumë se ¼ e të gjitha furnizimeve të Arabisë Saudite. Gjithashtu furnizon me lëndë djegëse një impian rajonal të shkripëzimit.

Sulmi ndaj depove të naftës ndodhi në kohën kur pilotët e Formula 1 po zhvillonin provat e lira në një pistë aty afër. Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë flakën dhe tymin që ka mbuluar gjithë zonën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here