Rritja e çmimit të naftës, rikthen bujqësinë në Mesjetë/ Rikthehet parmenda. Zor se hapen negociatat për BE

0
323

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që në Malësi të Madhe ti rikthehen traditës, punimit të tokës me kafshë.

Smajl Zekaj, rreth 60 vjeç, i është rikthyer punës si në mesjetë në fshatin Kalldrun të Bashkisë Malësi e Madhe. Ai thotë se puna me parmendë është e ështirë, por bëhet njësoj si me mjetet e tjera.

“Kjo punë u bë e nevojshme pas rritjes së çmimit të naftës. Iu rikthyem traditës e ndoshta po shkojmë në Europë. E vështirë, por puna bëhet njësoj si me mjete të tjera. Ka edhe të tjerë si puna ime në fshat. Mjetet i kemi pasur të trashëguara” – tregon 60-vjeçari.

Banorët në Malësi të Madhe përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe rritja e çmimit të naftës ka ndikuar edhe më shumë, duke bërë që ti rikthehen punës si në mesjetë.

Me keto ritme ku qeveria nuk pranon ndihmen me subvencione te fermereve dhe kategorive ne faliment, por vazhdon pagesat e Inceneratoreve dhe PPP, kanbizimin e vendit, korrupsionin e lartë duhetta shohim vetem ne enderra hapjen e negociatave për BE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here