Edi Paloka për organzitorët e protestave sabotues: Nxirrini prej b***e jashtë

0
151

Përmes një statusi në Facebook deputeti Edi Paloka ka folur për disa organizatorë të protestave që u organizuan për shkak të rritjes spekulltative të çmimeve.

Sipas Palokës ‘fiksit’ e protestave Rama i ka si grup të gatshëm, gjoja shoqëri civile, që ai i fut qëllimisht në çdo protestë qytetare vetëm me një qëllim: të shuajnë protestën’.

Duke publikuar dy foto Paloka ka treguar se si nisi protesta ku në njërën shihen rrugët e mbushura plot dhe në tjerën vetëm disa persona që protestojnë.

Statusi i Plotë i deputetit Paloka:

Kur filluan protestat per rritjen spekullative te çmimeve, bera nje paralajmerim ne fb per “fiksit” e protestave . Ata qe Rama i ka si grup te gatshem, gjoja “shoqeri civile”, e qe i fut qellimisht ne cdo proteste qytetare vetem me nje qellim; te shuajne protesten.

Metoda eshte vetem nje dhe shprehet me klithmat e ze holleve te “shoqerise civile”: “Larg politika nga protestat !” Rezultati dihet! Rames i ka rezultuar taktike e sukseseshme jo ne nje po ne disa raste. Keshtu qe ne protestat e tjera, ne se guxojne te hyjne e tentojne dhe te marrin drejtimin ata ze hollet e paguar nga Rama, duhen kapur te paret e nxjerre per by..he jashte protestes !
Ja si filloi e si katandisi protesta e fundit vetem prej tyre. Sot Rama i coi cmimet aty ku ishin kur filloi protesta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here