Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Po punojmë për shuarjen e vatrave! Duam të parandalojmë përhapjen!

0
127

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi deklaroi ditën e sotme se vijon puna për asgjësimin e shpendëve të zbuluara si të prekura nga sëmundja e gripit, ndërkohë që u shpreh se nuk ka raste të tjera të përhapjes në qytete të tjera.

Gjatë një konference për mediat ajo tha se po punohet që të parandalohet përhapja e gripit të pulave në fermat e tjera.

Gjeçi ka deklaruar se ushqimet që po tregtohen nuk kanë rrezik dhe se ato janë të kontrolluara.

“Procesi i dëmshpërblimit do të shoqërohet me hetimin epidemiologjik dhe për mënyrën se si ka evoluar sëmundja. Nuk është imediate kjo sesa shuarja e vatrave. Ne duam të ndalojmë përhapjen e sëmundjeve në vatrat e tjera. Ne duam në minizojmë dëmet në fermat e tjera shqiptare, por kjo nuk do të thotë që situata mbaron. Ne marrim mostra dhe i dërgojmë përherë për analiza.

Ky është një proces që do zgjasë dhe do vijojë deri në momentin që do jemi të bindur se kjo çështje është mbyllur”, theksoi zv.ministrja e Bujqësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here