Gripi i shpendëve/ Reagon akademiku: Flisni gjithë ditën për politikë, por nuk dini ç’bëhet me vezët e pulave të infektuara

0
210

Nga Artan Fuga/

Folni, folni gjithë ditën për politikë.
Këtej vezët e pulave të infektuara vu!
Edhe gjëra që ndodhin. Por kur lexoj deklaratat e AKU, më duket se më përzihet si nga gripi i pulave. Më duket më ka kapur!!!
C’a thotë bre? I Paska hequr vezët nga tregu? Posi pra, në dyqanin që vajta unë, i kishin vendosur më në qoshe që të mos dukeshin! I shisnin si derri!
Pa le? Thotë i tërhoqëm!!! Por nga cfarë data i ke tërhequr o shoqe! Përshembull unë që i bleva një javë më parë, a kam rrezik? Thuaje bre datën!
Unë kam edhe faturën! A kam të drejtë t’i kthej vezët në dyqan? Këtë më thuaj. Se më kanë shitur vezë me probleme.
Si, si? Nuk kalon te njeriu? Epo shyqyr! Por, kush e tha, me çfarë e vërtetoi, kush e firmos këtë deklaratë? A mund të na jepni informacione?
Lëre se për konsumimin e vezëve nuk japin asnjë rekomandim. Si të gatuhen?
Këta flasin për politike, jo bashkim, jo veçim, jo gjykatë, jo apelim, jo blindim, jo vizitë!
Mirë mo mirë, po ka 10 vezë si t’ja bëj?
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here