Manjani reagon për krizën: Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm!

0
206

Nga Ylli Manjani/

O Komisioni i Rithemelimit!
E di që është kohë e papërshtatshme, por qeveria ka vendosur çmime, bash si në kohën e Adil Çarçanit.
Çmimi i naftës 250 L sot, me vendim qeverie!!!
Ushqimet nuk preken me dorë.
Fierza dhe kaskada e tharë e Drinit, me vendim qeverie gjithashtu, na ftojnë drejt një krize edhe më të madhe.
Borxhi publik në drejtim të paditur. Taksat janë mbytëse. Tarifat e koncensioneve therëse.
Pasuria publike e mbetur po u jepet miqve të pushtetit.
Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm.
Shteti e drejtësia janë një me pushtetin.
Europën po na e largojnë edhe nga dylbitë…
Nëse keni ndonjë derman për këto gjëra e të tjera, po ju presim. E dimë që doni të riorganizoheni, por koha nuk pret.
Veç, pash zotin, boll na servirët lajme me AliBashën, AliBardhin e AliBeun!
Ikën ata!
Janë thjesht shembull për lektorët politikë që tu mësojnë të rinjve se si nuk duhet bërë politika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here