Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë dëgjuar në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02.20, i vendosur në derën e supermarketit në pronësi të qytetarit me iniciale F.M. në në rrugën “Bujar Bishanaku”.
Shpërthimi tjetër, në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të qytetarit Xh.B. në rrugën “28 Nëntori”.
Sipas informacioneve është dëmtuar prefektura edhe disa biznese rrotull. Nuk raportohet për të lënduar. Akoma nuk dihen autorët e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.