Shqipëria vazhdon të jetë e tërhequr nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

0
219

Që nga prilli i vitit 2020, me shpalljen e gjendjes se pandemise boterore, Shqipëria e udhehequr nga kryeministri Edi Rama u terhoq nga Konventa e te drejtave te njeriut pikerisht per kete arsye

Ja si e shpjegonte qeveria Rama atëher këtë veprim të paprecedent nga ndonje shtet tjeter

Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Evropës, Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e cila ka sjellë kufizime në liri dhe të drejta themelore të njeriut lidhur me lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor si dhe të drejtën e pronës.

“Masat e miratuara nga ndër të tjera përfshijnë, kufizimin gradual të trafikut ajror, tokësor dhe detar, pezullimin e procesit arsimor, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimin, kufizimin e mbledhjes, manifestimit dhe grumbullimit, kufizimin e së drejtës së pronës, etj., rregullore e veçantë për ofrimin e shërbimit publik dhe procedurat administrative”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.

Marrja e masave të fundit nga Qeveria Shqiptare sipas Këshillit të Evropës, e heqin Shqipërinë nga detyrimet e përcaktuara nga konventë dhe në disa pika të Protokolleve shtesë.

“Zbatimi i masave të marra nga Qeveria gjatë kohës së pandemisë, jep arsye për të shmangur detyrimet e caktuara të Republikës së Shqipërisë, në bazë të neneve 8 dhe 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe lirisë Themelore, nenet 1 dhe 2 të Protokollit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirisë Themelore dhe nenit 2 të Protokollit Nr.4 të konventës për Mbrojtien e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore”, vazhdohet më tej në deklaratë

Sot thuajse dy vite me vone ne jemi perseri te terhequr nga kjo Konvente e rendesishme edhe pse në atë kohë qeveria deklaroi se terheqja nga kjo Konventë ishte e perkoheshme. Por koha e pacaktuar mund te jete edhe pakufizuar

Shqipëria e ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirive Themelore, në korrik të vitit 1996, bashkë me protokollet shtesë të saj, përkatësisht Nr.1, Nr.2, Nr.4, Nr.7, Nr.11.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here