Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo do të vizitojë Shqipërinë në datën 16 Maj. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Panorama.al.
Kjo është vizita e parë e Mike Pompeo në vendin tonë. Ai ka qenë sekretar i Shtetit Amerikan gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump.
Ai mori detyrën në 13 Mars të vitit 2018, duke zënë vendin e Rex Tillerson. Më herët, Pompeo mbajti më shumë se një vit postin e drejtorit të CIA-s.