Këlliçi: Kam pasur takim me zyrtarë të lartë të ambasadës amerikane

0
186

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se rezultati i 6 marsit ka ndryshuar të gjitha balancat.

Me këtë ai iu referua qëndrimit të SHBA ndaj Komisionit të Rithemelimit, duke shtuar se ka pasur takime me zyrtarë amerikanë dhe ambasadorë të QUINT-it.

“Javën e shkuar kam qenë në takim me zyrtarë të lartë të ambasadës amerikane si deputet i PD dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Ditën e sotme kam qenë në takim me një prej ambasadorëve të QUINT-it. Pasnesër janë në darkë me një ambasador të rëndësishëm në vendin tonë”, tha deputeti demokrat.

Sipas tij situata ka ndryshuar pas zgjedhjeve të pjesshme lokale pasi gjatë tre muajve nuk ka pasur takime të tilla.

“Vetëm para pak ditësh, kam mirëpritur një delegacion të të rinjve republikanë në SHBA së bashku me tre nga drejtuesit kryesorë”, tha Këlliçi.

Deputeti demokrat u shpreh se ndonëse ka pasur aludime se do t’u hiqeshin vizat, ai u shpreh se shpejti do të vizitojë Floridën ku do të marrë pjesë në një aktivitet të Republikanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here