U përfshi në negociata me ukrainasit/ A u helmua Roman Abramoviç?!

0
154

Oligarku rus Roman Abramovich dyshohet se ka simptomat e helmimit.

Po ashtu, një gjë të tillë e kanë denoncuar edhe anëtarët e delegacionit ukrainas për negociatat e paqes.

Manjati rus me bizneset e tij në Londër kishte propozuar veten si ndërmjetës në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në orët e fundit, sipas raportimeve, ai fluturoi për në Moskë me një fluturim privat nga Turqia ku u strehua për t’i shpëtuar sanksioneve  dhe transportonte një letër nga Zelensky drejtuar Putinit.

Më herët, oligarku ishte takuar me presidentin ukrainas.

Një raund i ri negociatash është planifikuar për nesër në Turqi mes dy delegacioneve nga ministritë e jashtme përkatëse.

Abramovich, 55 vjeç, me pasaportë ruse dhe izraelite, është treguar vazhdimisht si një pikë kontakti midis dy palëve në konflikt, pasi nëna e tij ka lindur në Ukrainë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here