Zjarri në komisariatin e Kamzës, reagon Komisioni i Rithemelimit të PD: Kushte çnjerëzore në qelitë e paraburgimit të këtij komisariati

0
104

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas ngjarjes tragjike në komisariatin e Kamzës, ku një i ri, i paraburgosur, humbi jetën tragjikisht pas zjarrit që ra në qeli.

Komisioni denoncon kushtet çnjerëzore në qelitë e paraburgimit të këtij komisariati.

Mbrëmjen e ngjarjes, kur në qeli ra zjarr, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit, policët ishin duke parë ndeshjen e futbollit Spanjë-Shqipëri dhe për pasojë të ndaluarve iu dha ndihma me vonesë.

Arben Mici, 26 vjeç, ndërroi jetë në spital si pasojë e flakëve dhe asfiksisë, ndërsa u plagos një polic dhe i arrestuari tjetër Dilaver Idrizi.

Deklarata

Ngjarje tragjike qe ngjitet ne kufijte e vrasjes shtetērore ka ndodhur mbreme ne Komisariatin e Kamzes!

26 vjeçari nga Kamza, Arben Mici, vdiq tragjikisht ne dhomat e paraburgimit ne Komisariatin nr. 5, Kamez, i djegur ose i asfiksuar nga renia e zjarrit ne kete komisariat!

Ndonese Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente te dhomave te izolimit ne kete komisariat pasi kushtet jane çnjerzore, askush nuk ka zbatuar rekomandimet e ketij institucioni.

Te gjitha te dhenat flasin se ne kohen qe zjarri i merrte jeten te riut, policet kane qene duke pare ndeshjen Spanje-Shqiperi dhe reagimi i tyre ka qene i teper vonuar.

Partia Demokratike deklaron se pergjegjesi direkte per kete vdekje tragjike nga zjarri i te riut ne dhomat e izolimit ka Ministria e Brendeshme dhe Komisariati Nr 5 i Kamzes.

Ne nje vend normal nje minister mund te jape doreheqjen vetem per shkak te nje udhetimi te pajustifikuar, ndersa ne Shqiperi ministri i Brendshem nuk jep doreheqjen edhe kur humbasin jeten individe brenda institucioneve te kontrolluara prej tij.

Partia Demokratike i shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se viktimes, e ndersa denon kete ngjarje te rende, kerkon vendosjen para pergjegjesise te autoreve te kesaj vrasjeje shteterore ne Komisariatin e Policise!

Komisioni i Rithemelimit te PD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here