Çështja e inceneratorëve, SPAK firmos 9 urdhër arreste, mes tyre drejtori i Albpetrolit, Florian Muça

0
201

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar 9 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.

Policia po vijon operacionin për arrestimin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti.

Sipas News24, një prej personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti është Florian Muça, drejtori i Albpetrol.

Florjan Muçaj gjithashtu ka qenë administrator i përgjithshëm i bashkisë Fier dhe anëtar i komisionit të prokurimit të inceneratorit të të njejtit qytet.

Për çështjen e inceneratorëve, u ngrit një Komision i Posaçëm Hetimor ku dëshmuan disa administratorë, punonjës të këtyre impianteve si dhe politikanë.

Opozita akuzon qeverinë se dëmi që ka shkaktuar afera e inceneratorëve kap shifrën e 4.3 milionë eurove, ndërkohë nga ana e saj, mazhoranca kundërshton këtë pretendim.

Për këtë çështje janë shpallur Mirel Mërtiri, Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto, pronar të inceneratorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here