Kryemadhi: Komisioni hetimor i Tabakut zvarriti çështjen e inceneratorëve

0
134

Monika Kryemadhi deklaroi se komisioni hetimor nuk e ndihmoi procesin e hetimit të inceneratorëve, por e zvarriti atë.

Në intervistën në “Now” me Erla Mëhillin, kryetarja e LSI-së tha se ndërhyrja politike e vonoi SPAK-un.

Sipas saj komisioni nuk shërbeu për të bërë publike aferën, aq sa për t’i dhënë mundësinë Ramës dhe Veliajt të largojnë përgjegjësitë nga vetja.

“Ne u refuzuam (për të qenë pjesë e Komisionit Hetimor) me të drejtë vetoje nga Partia Demokratike e asaj kohe, nga Basha dhe Tabaku. Mesa duket çështjet e inferioritetit janë problem shumë i madh në politikë,” – shtoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së theksoi se çështja e inceneratorëve duhet të shkojë deri në fund sepse nga kjo është në provë SPAK-u dhe reforma në drejtësi. Kryemadhi tha se do i lënë kohën e mjaftueshme SPAK-ut dhe më pas do bëjnë lëvizjet e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here