Ngritja e Bordit të Karburanteve premtoi transparencë mbi çmimet, për të mbrojtur konsumatorët nga abuzimet. Por sot, në vendimin e fundit për nivelin tavan të tregtimit me pakicë, nafta do të jetë më e shtrenjtë, se sa vetë formula që qeveria ka përcaktuar me akt normativ.
Krahasimisht, në datën 23 Mars, kur nafta e përpunuar vinte në port edhe më shtrenjtë, me 1204 dollarë për ton, bordi vendoste një çmim prej 227 lekësh për litër, dhe sot kur vjen më lirë, vendos një çmim më të lartë.
Më 23 Mars, kursi i këmbimit për dollarin amerikan ishte 111.6 lekë, thuajse 1 lek më i lartë se sa sot, kur është stabilizuar dhe po prek nivelet më të ulëta të muajit.
Pyetjet për Bordin e Administrimit të Karburantit janë: ku është transparenca në këtë llogaritje dhe ku shkojnë 8 lekët për litër më shumë që duhet të paguajnë shqiptarët?
Çmimet kanë hyrë në fuqi nga sot, dhe pritet të qëndrojnë të pandryshuara deri ditën e enjte 31 Mars.