Kryeministri mandatoi nje dite me pare Taulant Ballen, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin qe ne emer te PS te dialogonin me opoziten per emrin e Presidentit. Sic dihet, presidenca deri me sot ka qene i vetmi institucion i pakapur nga mazhoranca. Se cfare do te ndodhe me Presidentin e ri kete mbetet ta shohim. Por mjeshtri i karikaturave Bujar Kapexhiu ka sjelle nje punim sa ironik aq edhe me nota humori, ku si mjete per gjetjen e Presidentit ka perzgjedhur nje radar anti hekur, nje qen dhe nje rrjete peshkimi.