Nënë Liza u ndalua të flasë në protestë! Lapaj dënon aktin: Sheshi ka edhe njerëz të papërgjegjshëm

0
197

Avokati i njohur Adriatik Lapaj një prej aktivistëve pjesëmarrës thuajse në çdo protestë kundër rritjes së çmimeve ka reaguar pas tubimit të sotëm ku një grua përzuri nënë Lizën e cila u bë e njohur gjatë protestave kundër shembjeve te “5 Maji”.

Lapaj distancohet nga ky veprim teksa thekson se një person i paidentifikuar ka cenuar krenarinë e të gjithëve duke i shkelur nënë Lizës të drejtën dhe lirinë për të protestuar.

Ai shprehet se e dënon fort këtë sjellje ndërsa shton se kushdo qoftë zonja e shkaktoi atë incident i ka fyer të gjithë.

“Nënë Liza simbol rezistence! Sot në protestë një person i paidentifikuar ka cënuar krenarinë e të gjithëve ne duke cenuar lirinë e Nënë Lizës.

Sheshi ka edhe njerëz të papërgjegjshëm. Kushdo qoftë zonja që e shkaktoi atë incident na fyeu e cënoi të gjithëve.  E dënojmë fortë këtë sjellje! Nënë Liza”, shkruan Adriatik Lapaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here