Agjencia e lajmeve Bloomberg e cila citon burime zyrtare nënvizon se Gjermania e Franca janë dakord për një dialog NATO-Rusi, ndërsa shtetet e tjera me përjashtim të Hungarisë janë skeptike për të negociuar me presidentin Vladimir Putin.
Media e njohur amerikane Bllomberg e cila citon burime diplomatike pretendon se vendet e NATO-s kanë mendime të ndryshme nëse duhet të angazhohen në dialog me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve, vendet anëtaret e NATO-s kanë pikëpamje të ndryshme lidhur edhe me llojin e armëve që do t’i dërgojë Ukrainës.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz të cilët bisedojnë shpesh me presidentin rus janë pro dialogut të NATO-s me Moskën.
Anëtarët e tjerë të NATO-s, sipas Bloomberg besojnë se dialogu i Parisit e Berlinit me Moskën është destruktiv dhe sipas një dokumenti të siguruar nga media amerikane luajnë në duart e Putinit.
Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe një numër vendesh nga Evropa Lindore e Qendrore me përjashtim të Hungarisë e shohin me skepticizëm dialogun me Kremlinin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të hënën la të hapur dyert e komunikimit me Rusinë por argumentoi se bisedimet do të vareshin nga ajo se çfarë Moska dëshiron të flasë.