Nga Petrit Vasili
Eshte e qarte, qe Drejtesia me regji perdridhet dhe ben show artificial mediatik e politik dhe kujton se po ja hedh me arrestime periferike per te mos prekur kokat e medha.
Specialiste dhe drejtore te vegjel zbatues nuk ja mbushin dot hallin e pergjegjesive te Rames Veliajt & co.
Pa firmat e Rames, Veliajt e te tjereve as qe do te kishim inceneratore fare ne Shqiperi.
Ndaj kete loje te arrestimeve inflacioniste, qe i i vijne perqark çeshtjes pa guxuar te shkojne te pergjegjesit dhe fajtoret kryesore nuk e ha kerkush.
Dosjet dhe dokumentet shume te renda jane sheshit dhe i gjithe populli i njeh.
Dokumente te reja u denoncuan sot nga Kryemadhi qe tregon permasat e medha te aferes, qe shkojne edhe jashte inceneratoreve.
Te gjithe pane se si mafia e inceneratoreve ka rrembyer miliona euro, qe nga Landfilli i Vlores,OSHE,Bashki te ndryshme, Ministri te Infrastruktures, Mireqenies e Mjedisit etj, duke provuar ekzistencen e nje Oktapodi mafioz teper te madh dhe shume te rrezikshem.
Mjaft fakte te tjera kompromentuese po denoncohen edhe nga mediat e pavarura.
Çdo dokument i ri, qe del, rendon se tepermi qeverine dhe paralelisht rendon po aq drejtesine, qe nuk vepron.
Askush nuk genjehet me keto manovra te njohura dhe te rendomta, ku ju bien gjoja teneqeve per te mos u degjuar kembanat, qe bien te gjitha per Ramen, Veliajn & co.