Dumani pendohet dhe nis rrëfimin. Pas dëshmisë së tij priten të tjera arrestime

0
196

Saga e krimeve të kryera nga Nuredin Dumani dhe bashkëpunëtorët duket se do të marrë një përgjigje pas arrestimit të tij.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për SYRI-n se Dumani mund të ketë kallëzuar edhe emra të personave të cilë dyshon se mund ta kenë tradhtuar për atentatin që kishte organizuar ndaj Talo Celës.

Policia ka kryer arrestime të tjera gjatë kësaj të mërkure ndërsa ditën e nesërme Dumani pritet të njihet me masën e sigurisë nga togat e zeza.

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatit ndaj të shumëkërkuarit Nuredin Dumani i cili mbeti i plagosur me një plumb në mushkëri.

Të enjten është parashikuar që Nuredin Dumani të njihet me masën e sigurisë që pritet do të jetë “Arrest me burg”, vendim i cili do t’i komunikohet në ambientet e Spitalit të Traumës. Monentalisht ai ndodhet në pavionin e observimit ku paraqitet në gjendje të stabilizuar shendetesore.

Personi që dyshohet të ketë kryer 7 vrasje, ka marrë pas vetes edhe persona të tjerë besnikë, si Henrik Hoxhën, të dashurën 19-vjeçare nga Kosova dhe një person tjetër, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, për shkak të hetimit që vijon, për të përcaktuar rolet përkatëse. 3 te arrestuarit qe mbahen në qelitë e komisariatit të Fierit dhe gjithçka rreth dëshmive të tyre është mbajtur hermetike, ndërsa fakti që pasditen e kësaj te merkure ka patur shoqërime të tjera më Elbasan dhe Fier, thotë një burim policor, tregon se “Kutia e Pandorës” ndaj Dumanit është hapur.

Kujtomë se dy të penduarit dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, Klevis Alla dhe Altin Ndoci ishin persona të afërt të Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, por thyen heshtjen pasi ranë vetë në pranga. Edhe në atentatin ndaj Dumanit të Martën, “ushtarët”e tij dyshohet të kenë tradhëtuar. Dumani përveç mbrojtjes, mund të jetë duke mirëmenduar edhe plani  e hakmarrjes, për Talo Çelën që e çoi në burg, por edhe tradhëtinë e mundshme nga dikush që dyshohet ta ketë shitur. Kjo nënkupton se nuk ka asnjë garanci që saga Dumani-Çela ka marrë fund.

Ndërkohë një armë e fortë për hetuesit janë edhe personat e tjerë të arrestuar. Henrik Hoxhaj mbahet në qelitë e paraburgimit si person ndaj të cilit rëndon momentalisht akuza e armëbajtjes pa leje, pasi iu gjet një armë zjarri në brez dhe një tjetër në makinën e tij. Një burim nga blutë e Fierit thotë se të arrestuarit janë me precedent penal të mëparshëm dhe bashkëpunëtor të Nuredin Dumanit, ku nuk përjashtohet mundësia të jenë përfshirë edhe në ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, trafik droge apo prostitucion. Këta persona dyshohet të kenë ndihmuar Dumanin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes në Papër të Elbasanit ku iu bë atentati në drejtim të Fierit, por rolet e secilit ende nuk janë të qarta./ syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here